Rama udhëton drejt Danimarkës për takimin e Komunitetit Politik Evropian

Prishtinë | 01 Tet 2025 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të niset të mërkurën drejt Danimarkës për të marrë pjesë nesër në takimin e radhës të Komunitetit Politik Europian.

Liderët e Bashkimit Evropian do të mblidhen në Kopenhagen për të diskutuar mbi mbrojtjen e Evropës dhe sigurinë në rajon.


Në fokus të takimit do të jenë zhvillimet në kuadrin e luftës në Ukrainë dhe synimi për paqen në kontinentin evropian.

Të ngjashme