Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar festën e 28 Nëntorit duke thënë se kjo ditë duhet të shërbejë si thirrje për bashkim.
“Gëzuar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve. Sot, më shumë se kurrë, kjo ditë na kujton se jemi një komb, me një histori, një gjuhë me një ideal të përbashkët. Le të na shërbejë kjo ditë si thirrje për bashkim, më shumë përgjegjësi dhe më shumë punë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Gëzuar!”, ka shkruar Rama.