Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka uruar 30 vjetorin e formimit të këtij subjekti në Shqipëri.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se do të vazhdojnë punën e tyre sa më shumë.
“Mirëmëngjes dhe me urimin gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste për të gjithë ata që kanë dhënë e i japin PS diçka sado të vogël, si edhe me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët, ju uroj një fundjavë të qetë”, ka shkruar Rama