Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar qytetarët për Ditën e Verës përmes një postimi në rrjete sociale.
“Mirëmëngjes. dhe me kënaqësinë që më në fund po çel gjethi, ju uroj një 14 Mars me këmbë të mbarë për stinën e re”, ka shkruar kreu i qeverisë shqiptare.
Me rastin e Ditës së Verës, në Tiranë janë organizuar një sërë aktivitetesh. Festa do të kulmojë me një koncert në sheshin ‘Skënderbej’ ku në orën 13:00 do të performojë këngëtarja shqiptare Enisa.
Mbrëmja do të mbyllet me një “Street party”në zonën e ish-Bllokut dhe shfaqja më e madhe e dronëve në rajon në zonën e Liqenit Artificial.