Rama: Ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën si Meksika me Amerikën

Prishtinë | 31 Maj 2023 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama , ka komentuar shtimin e pranisë së ushtrisë që Serbia e ka bërë në kufi me Kosovën.

“Ky është shou më i pabesueshëm emocional i politikave të brendshme sepse ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën, ka fuqinë e barabartë me zero. Kjo i bie sikur ushtria e Meksikës të shfaqet në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra çka mund të bëjë ? Me gjithë respektin për Meksikën. Nuk mund të bëjë asgjë. Kjo është thjeshtë për politikë të brendshme. Ka shumë të bëjë me politikën e brendshme, në atë që po ndodh në veri të Kosovës”, tha Rama si panelist në Forumin “Globsec” që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë, njofton klankosova.

Të ngjashme