Asamblisti i pavarur në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, ka hedhur akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke veçuar Gëzim Sveçlën, të cilin e akuzon për “pazare me prona”.
Në këto deklarata ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Përmes një reagimi në Facebook, Rama ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen, duke thënë se “natën punon kundër qytetarëve të vet, ndërsa ditën thotë se po shqetësohet për shëndetin e tyre”.
Ai shtoi se “e vërteta vonon, por nuk harron”.