Rama, Vuçiq e Kovaçevski caktojnë samitin e ri të Open Ballkan

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Në takimin online të kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Presidentin e Serbisë, është rënë dakord që në Ohër të mbahet Samiti i Ballkanit të Hapur, njoftoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin e djeshëm, Dimitar Kovaçevski, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq kanë biseduar për “hapat e ardhshëm të iniciativës së përbashkët dhe të suksesshme të Ballkanit të Hapur”, thuhet në njoftim, shkruan Danas, transmeton Klan Kosova.

Të tre liderët në takim ranë dakord që samiti i ardhshëm të mbahet në gjysmën e parë të qershorit në Ohër dhe në fillim të shtatorit të organizohet një panair i madh turistik i verërave dhe ushqimeve në Serbi, ku do të prezantohen produkte nga rajoni dhe Evropa.

“Në samitin e Ohrit do të nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume të rëndësishme për bashkëpunim në fushën e kulturës, turizmit dhe ekonomisë”, tha Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave Ljupço Nikolovski.

Në takim u theksua se Ballkani i Hapur mbetet i hapur për Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën.

Të ngjashme