Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka reaguar në gjuhën shqipe e atë serbe me presidentin e Serbisë, Aleksadër Vuçiq.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama i bëri thirrje Vuçiqit që të ngre traun për kamionët në këtë situatë pandemie, njofton Klan Kosova
Rama po ashtu theksoi se vetëm me solidaritet mund të mposhtim armikun e përbashkët – duke iu referuar koronavirusit.
“Ngrijeni atë tra, le ta bëjmë rajonin shembull solidariteti” thuhet ndër të tjera në mesazhin e Ramës.
Ky është postimi i plotë i Ramës:
“Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! Linja e Gjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi! Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë!Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën.” shkruan Rama.