Ramabaja fajëson “segmente të KFOR-it” se e lanë Radojçiqin të ikën nga Banjska

Prishtinë | 04 Qer 2024 | 22:45 | Nga Ekonomia Online

Analisti Sadri Ramabaja deklaroi se Milan Radojiçiq u la të ikte nga KFOR-i italian e hungarez, pas sulmit në Banjskë.

“Jam i bindun se ti e di kush e ka organizu ikjen e tij, segmente të KFOR-it sipas gjitha gjasave, segmente të KFOR-it italian dhe hungarez”, tha Ramabaja në Pressing të T7.

“Komanda qendrore sigurisht jo, por segmente të KFOR-it”, tha ai.

“Nuk është e nevojshme me orientu shigjetën mes nesh kur e dimë qartë që loja ka qenë që ta bëjnë akt të kryer pushtimin e veriut ,të pushtimit të Kosovës dhe pikërisht ato segmente pozicionohen ngjashëm siç është historia e Qipros”, tha ai.

Të ngjashme