Ramabaja ndihet i pafajshëm, rastin e quan të montuar dhe hakmarrje politike

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 14:55 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur seanca gjyqësore në rastin e ashtuquajtur “Syri i popullit”, ku i dyshuari i këtij rasti Sadri Ramabaja, iu përgjigj pyetjeve të avokatit, prokurorit dhe gjyqtarit, raporton EkonomiaOnline.

Gjyqtarja e rastit, Naime Krasniqi, ka shtruar dhjetëra pyetje për të akuzuarin, Sadri Ramabaja.

Ndërsa ky i fundit krejt këtë rast e ka quajtur “të montuar dhe si hakmarrje e pastër politike”.

“Çfarëdo që dëshmon në favorin tuaj për deklarimin rreth pranimit ose jo të fajësisë?”, pyeti gjyqtarja Krasniqi:

“Në start them se e trajtoj të montuar dhe si hakmarrje e pastër politike”, tha Ramabaja.

Avokati i Ramabajës, Ramiz Krasniqi, kërkoi nga gjyqtarja t’i lejohet mbrojtje e plotë për klientin e tij, ndërsa propozoi që mediet të mbesin në sallë.

Ramabaja ka thënë se ka dëgjuar nga portalet për këtë organizatë më 13 mars vetëm pak orë pas plagosjes së avokatit Azem Vllasi.

“Miku im Dilaver Goxhaj (veprimtar në luftës e UÇK-së) mendon se kjo organizatë është e stisur nga SHIK-u. Unë mendoj se është fiktive, e paqenë dhe e stisur”.

Në ndërkohë, Ramabaja ka mohuar se i ka lexuar komunikatat që kjo organizatë ua ka dërguar mediave.

Më pas, avokati Ramiz Krasniqi e ka pyetur klientin e tij se pse hetuesia ia mveshë atij shkrimin e këtyre komunikatave.

“Gjatë luftës në Kosovë ka ndodhur edhe Krusha, viktima të ashtuquajtura dëm kolateral. Kështu që e kam bindjen se dëm kolateral i kësaj lufte speciale mund të konsiderohemi edhe unë edhe Azem Vllasi”.

“Arsyeja parë është se nga njohësit e ilegales konsiderohem si njëri prej dy apo tre vetave me informacionin më të madh për jetën ilegale në Kosovë, i mundshëm për të ndryshuar përmes një projekti që kisha paralajmëruar konceptimin mbi UÇK-në dhe po përgatisja materiale mbi librin ‘Historia Politike e Kosovës’ të cilin do ta kisha si manoskript për studentët”.

“Duket se këtu duhet kërkuar arsyen reale se pse jam që dy vjet në burg dhe jam dëm kolateral”.

“E dyta është se unë nuk jam pjesë e përplasjeve brenda LPK-së sepse nuk kam qenë pjesë e LPK-së prej vitit 1991. Më vonë nga analizat e Xhafer Shatrit kam mësuar se brenda LPK-së ka pasur përplasje shumë serioze dhe duhet t’i pyesni iniciatorët e këtyre përplasjeve”

Në vazhdim mund ta lexoni një pjesë të intervistimit të Ramabajës, nga gjyqtarja Naime Krasniqi, si dhe pyetjet e avokatit Ramiz Krasniqi:

Gjyqtarja: A jeni njoftuar për arsyet e arrestimit.

Ramabaja: Jo

Gjyqtarja: A e keni kuptuar pse jeni arrestuar.

Ramabaja: Jo vetëm kam supozuar.

Gjyqtarja: A keni menduar se ky arrestim lidhet me plagosjen e Azem Vllasit

Ramabaja: Jo vetëm kam supozuar.

Gjyqtarja: Keni deklaruar se për plagosjen e Azem Vllasit keni dëgjuar menjëherë ndërsa jeni arrestuar. Gjatë kësaj periudhe a keni qëndruar në Kosovë.

Ramabaja: Gjatë gjithë kohës kam qenë në Kosovë.

Avokati Ramiz Krasniqi: A keni pasur mundësi ta lëshoni Kosovën që atëherë?

Ramabaja: Unë kam bërë jetë ilegale në Kosovë vitet e 80-ta dhe fare lehtë do të mund të arratisesha nga marsi deri në tetor, jo vetëm njëherë po 10 herë.

Të ngjashme