Ramadani: Aleanca nuk merr pjesë në takim, oferta me gjashtë çështje mbetet e hapur

Prishtinë | 03 Gus 2026 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se subjekti i tij politik nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar për konsultime, duke e cilësuar atë të panevojshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramadani tha se oferta e Aleancës me gjashtë çështje, që sipas tij janë jetike për shtetin dhe qytetarët, nuk ka marrë përgjigje, por mbetet ende e hapur.

“Oferta jonë me 6 çështje jetike për shtetin dhe qytetarët nuk ka marrë përgjigje, fatkeqësisht. Ajo mbetet e hapur, ndërsa Aleanca ka mbetur e vetmja që përfaqëson interesin e qytetarit e jo të vetvetes”, ka shkruar Ramadani.

Ai shtoi se Aleanca nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur, pasi e konsideron atë të panevojshëm.

“Nuk shkojmë në takim, sepse është i panevojshëm. Sikurse ka thënë Kryetari ynë, Ardian Gjini, Aleanca nuk sheh fare arsye që të takohemi në këtë format”, ka deklaruar Ramadani.

Të ngjashme