Në kuadër të diskutimeve për fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale, Burim Ramadani ka theksuar rëndësinë e unitetit të brendshëm të partive për të ruajtur bastionet e tyre politike.
Ai tha se bastionet zakonisht thyhen si pasojë e përçarjeve të brendshme.
‘‘Ajo që po e shoh se sa kanë me mujt partitë me i ndërlidh tri elemente, nëse dojn me pas bastione: Strukturën partiake, motivimin politik të brendshëm që nënkupton mungesën e thyerjeve brenda partive. Mos harroni se sa herë thehen bastionet kryesisht janë për shkak të thyerjeve të brendshme të qasaj partisë: Dhe e treta, kandidati dhe organizimi i fushatës’’, ka thënë ai mes tjerash.