Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka deklaruar se rruga e Kosovës për në NATO është e pakthyeshme, shkruan Ekonomia Online.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar së është i bindur se Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e Paktit Veri-Atlantik.
Ramadani ndjehet i kënaqur me procesin e konsolidimit të fushës së mbrojtjes dhe thellimin e partneritet strategjik.
Postimi i plotë i Ramadanit:
Në hap me kohën, i kënaqur me procesin e konsolidimit të fushës së mbrojtjes dhe thellimin e partneritetit strategjik.
Kosova është e orientuar kah vlerat perëndimore, standardet dhe ndërveprueshmëria me SHBA-në dhe NATO-n. Jemi përcaktuar drejt kontributit për siguri rajonale dhe globale, të përkushtuar në pasqyrimin e tregimit të suksesshëm të Kosovës kudo nëpër botë.
Rruga për NATO është e pakthyeshme.
Kosova, jam i bindur unë, do të jetë anëtarja e 31-të e Paktit Verio-Atlantik.