Ramadani: Ideja për korrigjim të kufirit është e dikujt në Prishtinë dhe dikujt në Beograd

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se taksa e vënë ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina i ka qartësuar dy pozicione.

“Janë dy elemente të qartësuara: Dialogu është vetëm për njohje dhe kjo është qartësuar pas vendosjes së tarifës. E dyta është qartësuar se ideja për aranzhmane territoriale – shkëmbim, korrigjim, është ide lokale dhe jo amerikane dhe evropiane, ka thënë Ramadani, njofton Klan Kosova.

“Është ide e dikujt në Prishtinë dhe dikujt në Beograd. Është rritë intensiteti i diskutimeve edhe për prejardhjen e kësaj ideje edhe përkushtimi i partnerëve që ide të të tilla janë lokale dhe se ato mund të pranohen nëse tërë Kosova është e gatshme për to”.

Sa i përket deklarimit të sotëm të Ambasadës së Amerikës në Kosovë për tërheqjen e trupave nga Kosova, Ramadani ka thënë se ka qenë e detyruar për këtë.

“Pavarësisht se Ambasada Amerikane ka reaguar sot, ka thënë se trupat amerikane do të mbesin Kosovë. Ambasada është detyruar të reagojë pas një mali të shpifjeve. Nuk është situatë që kushdo në Kosovë nuk e trajton mundësinë e këtyre lloj veprimeve. E ka përmbyll një mal shqetësime. Partneriteti edhe i sigurisë, mbrojtjes dhe fushave tjera nuk është i këtij episodi – nuk bëhet fjalë për rishikim të niveleve të tilla. Pjesa e punës edhe sot ka vazhduar në nivelin e njëjtë, sikur para tre dite dhe një jave. Qeveria e Kosovës e trajton me seriozitetin më të lartë sepse ka përgjegjësi. Është e qartë se ka kërkesë për pezullimin e tarifës, Argumentimi i Kryeministrit Haradinaj është se çfarë ndodh pas pezullimit të saj. Ky element duhet të qartësohet”.

Të ngjashme