Zv. ministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka folur rreth dy ideve të përmendura mbi marrëveshjen finale me Serbinë.
Ai thotë se idetë territoriale dhe asociacioni janë tema të cilat janë diskutuar.
Sipas tij, logjika e zgjidhjes së konflikteve duke folur për territorin është e tejkaluar sepse kjo hap rrugë për ndryshimin e pothuajse të gjithave dhe sipas tij është e papranueshme.
Postimi i plotë:
Asgjë më shumë se Kushtetuta
Jo pak është diskutuar për dy ide të caktuara mbi marrëveshjen finale me Serbinë.
– IDETE TERRITORIALE: Kjo logjikë e zgjidhjes së konflikteve besoj se është e tejkaluar, sepse kjo hap rrugë për ndryshimin e pothuajse të gjithave. Nuk është e pranueshme. Ne duhet ta funksionalizojmë shtetin e Kosovës në secilin dimension.
– ASOCIACIONI: Mendoj se çfarëdo statusi tjetër jashtë Ahtisarit e bën më të brishtë shtetin e Kosovës dhe nuk e bën funksional shtetin e Kosovës – jo vetëm tash, por edhe në vitet e ardhshme.