Ramadani kërkon seancë urgjente për votimin e plotësim-ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara

Prishtinë | 03 Tet 2026 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka kërkuar që Kuvendi të thërrasë menjëherë seancën për votimin e ligjit të kërkuar nga qytetarët.

“Thirreni more seancën sot menjëherë! Ta votojmë ligjin që e kërkuan tash e sa 17 ditë qytetarët në protestë! Çka po prisni?”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka bërë thirrje që kërkesa e protestuesve të procedohet dhe ligji të hidhet në votim pa vonesa.

Të ngjashme