Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se më 14 dhjetor veç kalimit të ligjeve për ushtrinë Kosova do të bëhet edhe me pilotin e parë ushtarak.
“Më 14 dhjetor do të festojmë edhe një element tjetër, që është diplomimi i parë i pilotit të helikopterëve të FSK-së”.
“Është e vlefshme të themi që Kosova do të ketë pilotin e parë i cili do të diplomojë në Akademinë Ushtarake të Turqisë pastaj do të kthehet t’i shërbejë Kosovës. Është i pari në këtë nivel me Akademi Ushtarake të pilotimit të helikopterëve”.
Ramadani tha se diplomimi i ushtarakut, emri i të cilit do të bëhet i ditur të premten, dhe kalimi i ligjeve për transformimin e FSK-se në të njëjtën dite janë një koincidencë.
Zëvendësministri bëri të ditur se në vitet në vijim do të ndërtohet njësia kombëtare e helikopterëve.
Ai gjithashtu njoftoi se Qeveria e Kosovës ka blerë 24 Humvee (automjete ushtarake) ndërsa 27 të tjera i ka pranuar si donacion.