Ramadani: Ministra, tash, a jemi n’Kosovë a n’Serbi?

Prishtinë | 05 Dhj 2025 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe ministrat e saj.

“Ministrat në fushatë, flamuri i Serbisë në Mitrovicë! Qe sa vjet jeni duke thënë që ky flamur më nuk është në Kosovë”, shkruan Ramadani.

Në festën e Listës Serbe në Mitrovicë të Veriut pati thirrje “Serbia, Serbia” e kryetari i ri i kësaj komune, Millan Radojeviq tha “më në fund e kthyem komunën në duart e serbëve”.

“Tash, a jemi n’Kosovë a n’Serbi?”, shtoi Ramadani.

Të ngjashme