Atleti Muhamet Ramadani do të garojë nesër në finale të hedhjes së gjylës 5 kilogramë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.
Ramadani llogaritet njëri nga favoritët për të fituar medalje, që do të ishte e para për Kosovën në Baku 2019 dhe në përgjithësi në tri pjesëmarrjet e vendit tonë Lojërat Olimpike Evropiane për të Rinj.
Ai sot doli i treti me rezultat 18.51 metra.