Ramadani: Nuk ka Qeveri Kurti 3, sepse s’kishte asnjëherë

Prishtinë | 26 Tet 2025 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Burim Ramadani ka thënë se nuk ka Qeveri Kurti 3.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani tha se bllokada e shtetit ishte e mbuluar me propagandë dhe dezinformim.

Postimi i plotë:

Nuk ka Qeveri KURTI 3, sepse s’kishte ASNJËHERË!

E gjithë bllokada e shtetit ndodhi veç për një arsye bazike: nuk kishte ASNJËHERË shumicë parlamentare për Qeverinë Kurti 3.

E tëra ishte e mbuluar me propagandë, dezinformim, shpërqendrim dhe konfuzion të masave.

• Nuk ishin të paktë njerëzit që ranë pre e propagandës! Fatkeqësisht!

Dy formulime të kësaj mendësie që dëmtuan shumë Kosovën:

1. Kemi Qeveri, por s’kemi Parlament!

2. Qeverinë e bëjmë ne ose askush tjetër!

Të ngjashme