Zv. ministri në detyrë i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka takuar Atasheun Amerikan të Mbrojtjes, Kolenlin Ryan Nichols,me të cilin ka diskutuar mbi realizimin e angazhimeve të përbashkëta për të siguruar zhvillim të sektorit të mbrojtjes në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Ramadani tha se thellimi i partneritetit me SHBA në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes është kontribut në rritjen e sigurisë sonë nacionale.
Postimi i plotë:
Partneriteti me SHBA është esencial për Kosovën
Thellimi i partneritetit me SHBA në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes është kontribut në rritjen e sigurisë sonë nacionale.
Kënaqësi që në takimet e rregullta, sikurse ky i sotmi, me Atasheun Amerikan të Mbrojtjes, Kolenlin Ryan Nichols, të diskutojmë mbi realizimin e angazhimeve të përbashkëta për të siguruar zhvillim të sektorit të mbrojtjes në Kosovë.
#Partneritet #Siguri #Mbrojtje #Kosova #SHBA