Shkodran Ramadani, njohës i çështjeve politike, ka karakterizuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si rival të shtetit të Kosovës dhe një platformë shoviniste nacionaliste serbe.
Njohësi i çështje politike, Shkodran RamAdani, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është rival i shtetet të Kosovës dhe platformë shoviniste nacionaliste serbe.
Asociacioni si rival i shtetësisë së Kosovës dhe platformë shoviniste serbe, shpjegon Ramadani, se ka për bazë draft-statutin e Bashkimit Evropian – i papublikuar ende zyrtarisht – dhe Marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin e Zbatimit dhe për këtë ai kritikon kryeministrin, Albin Kurti.
“Unë do të thoja se është ëmë shumë se pushtet ekzekutiv , është pushtet rival i shteti të Kosovës, i RKS-së. Madje edhe i kundërt. Ne bazë të draftit që kemi parë dhe në bazë të Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të Zbatimi mund të themi ajo është një platformë malinje shoviniste nacionaliste e Serbisë. Që në vite në vazhdim që kush e di për sa kohë, ndoshta përgjigmonë do të vazhdojë të sabotojë pengojë dhe rrënojë funksionalitet shtetërore të RKS-së. Dhe kjo e ka bazë në përmbajtjen e draftstatutin dhe referencat që ajo i ka në Marrëveshjen dhe planin e zabit të Ohrit”, ka thënë Ramadani në “FIVE” të Dukagjinit.
Ramadani ka thënë se në draft-statut janë dy pika problematike për rendin kushtetues të Kosovës.
“Në draftstatut janë dy pika jashtëzakonisht problematik me rrezik dhe kërcënim ekzistencial për rendin kushtetues të RKS-së. Konkretisht është pika që në preambulë të statut është rezoluta 12/44”, ka shtuar Ramdani.