Ish inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani edhe njëhere ka rikthyer në vëmendje shkrimin e tani kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha që e kishte bërë në 2012, mbi temën “Globalizimi i Ballkanit Perëndimor: Krimi Transkombëtar, islami fundamental dhe aleancat e padrejta” në “OpenEdition Journals”, e ku Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e portretizonte si organizatë e lidhur me botën e krimit.
Për këtë Ramadani ka kërkuar që të shpallet person non grata.
“Jana Arsvoska & Dimal Basha: kur shteti dorëzohet përballë Luftës Hibride! Tashmë janë bërë gati 6 javë që i madh e i vogël në Kosovë e kupto kush është Jana Arsovska dhe çfarë mori aktivitetesh të Luftës Hibride ka bërë ajo kundër Kosovës, UÇK-së dhe shqiptarëve në tërësi. U kuptua edhe që Dimal Basha ka qenë për vite ka asistuar atë, gjë që ajo e ka falenderuar edhe në librin e vitit 2015. Veç shteti, krerët e shtetit në veçanti, u dorëzuan para këtij fakti. Respektivisht, e pranuan si të pandëshkueshme Luftën Hibride kundër nesh! Shpalleni more PERSONA NON GRATA!”, ka shkruar Ramadani.