Ramadani: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, kriminaliteti me logjikën e Shtetit Policor nuk guxon të pranohet

Prishtinë | 07 Kor 2025 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, deklaron se për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan, duhet arrestimi i policëve të dyshuar e jo vetëm suspendimi i tyre.

Sipas tij “logjika e Shtetit Policor është vendosur në krye. Gabim dhe e patolerueshme”, shprehet ai.

“Kur të gjithë po i shohim pamjet dhe po i dëgjojmë britmat e të riut Agon Zejnullahu, shteti as nuk i ka arrestuar ende policët!!!…Kriminaliteti me logjikën e Shtetit Policor nuk guxon të pranohet, assesi!”, shprehet ai.

Të ngjashme