Ramadani regjistrohet deputet në Kuvendin e Kosovës: Siguria Kombëtare mbetet thelb i angazhimit tim politik

Prishtinë | 05 Gus 2026 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Burim Ramadani është regjistruar sot si deputet i Aleancës në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të Legjislaturës së 11-të.

Përmes një deklarate, Ramadani tha se shërbimi për sigurinë kombëtare mbetet në qendër të angazhimit të tij publik dhe politik.

“Siguria e mbrojtja duhet të na bashkojnë secilin e secilën,” u shpreh ai.

Ramadani rikthehet në Kuvend pas 12 vjetësh, pasi më herët kishte ushtruar mandatin e deputetit në Legjislaturën e 4-të. Ai theksoi se besimi i qytetarëve i ka mundësuar rikthimin në institucionin ligjvënës.

Si nënkryetar i Aleancës, Ramadani u shpreh krenar për, sipas tij, vendosmërinë e partisë për të garantuar dhe promovuar sigurinë kombëtare, si dhe për të përfaqësuar interesin e qytetarëve.

Të ngjashme