Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për EkonomiaOnline tha se “Qeveria Haradinaj nuk e ka përmbushur misionin” dhe se nuk ka marr vendime të mëdha.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, nga AAK-ja, Burim Ramdani.
Ai ka përmendur një varg punësh që sipas tij janë kryer për gjysmë mandati të qeverisjes nga Haradinaj.
Ky është postimi i plotë i Ramadanit:
Ramushit pranojani punët që i ka kryer! Mos u ndjeni keq ta pranoni të vërtetën!
Ky ka qenë vetëm fillimi.
Po lexoj që PDK-ja ka thënë se “Qeveria nuk e ka përmbushur misionin”, ndërsa LDK-ja që “është qeverisur në bazë të odave”.
Relaks në këtë fushatë njerëz të mirë.
Ramushit pranojani punët që i ka kryer!
Nuk kontestohet e vërteta.
Ky ka qenë vetëm fillimi i punëve të mëdha të Ramush Haradinajt!
Qeveria Haradinaj ka hyrë në historinë e shtetit të Kosovës me: 1) Ushtrinë,
2) Pozicionin e fortë sovran përballë Serbisë,
3) Ndaljen e ideve territoriale dhe ‘Dodik Republikës’,
4) Ligjin e Prishtinës, të Pagave, rikthimin e Pallatit të Rinisë për Prishtinën, pronat për komunat, sigurinë energjetike, ‘Trepça’ e Kosovës plotësisht, etj.
A mund t’i bëni sërish këto? S’ka më nevojë.
Vetëm duhet të mirëmbahen vendimet e Qeverisë Haradinaj në këto tema.
Tjerat po vijnë!
Kemi shumë për të thënë.
Hajde po e kryqëzojmë për të metat, por bile t’ia pranojmë punët e mëdha. A bën kështu?