Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Burim Ramadani Burim Ramadani ka komplimentuar kryetarin e Suharekës me fillimin e punimeve të sheshit të këtij qyteti.
Ramadani ka shkruar se kur kryhen punë të mira motimevet e ngushta është mirë të mënjanohen dhe të mbështetet puna e mirë që bëhet.
“Suhareka po rregullohet.
Kur ka investim e zhvillim, rregullim e zbukurim, motivet e ngushta është mirë të mënjanohen dhe kështu të mbështesim punën e mirë.
Kryetar Bali Muharremaj, të lumtë për sheshin që ka filluar.
Në 15 vitet e fundit, kam
vizituar diku rreth 27 shtete nëpër botën perëndimore. Dhe, në to mbi 100
qytete, ndër to mbi 30 metropole.
Çdokund, bash çdokund sheshet i bëjnë qytetet. Qofshin të vogla, qofshin
metropole.
Prandaj, edhe
Suhareka po bëhet qytet.
Qytet i vogël, por definitivisht më i miri”.