Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, i është kundërpërgjigjur ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, pas një interviste kur ky i fundit foli për përfshirjen e Listës Serbe prej sulmit paraushtarak në Banjskë e deri te dhuna ndaj ushtarëve të KFOR-it.
Ramadani e filloi me një pyetje: “Shumë më intereson nëse këto informacione zyrtare Ministri Sfeçla ia ka dërguar edhe KQZ-së bre?”.
“A thua KQZ-ja nuk ka marrë të informata nga MPB, dmth nga Sfeçla, për rolin e Listës Serbe në këto raste të rrezikimit direkt të sigurisë sonë kombëtare?”, tha ai.
“I dashur Ministër, Fol bre edhe njëherë me KQZ-në. Dërgoji informacione zyrtare! Është detyrë Kushtetuese e jotja! Amaneti nuk është patetizëm, por kryerje e obligimeve Kushtetuese! Më mirë vonë se kurrë! Mos harro se 360 mijë euro KQZ-ja (duke përfshirë edhe partinë tënde, por jo vetëm!) ia ka ndarë Listës Serbe rrafsh 3 muaj e gjysmë pas sulmit terrorist në Bansjkë!”, ka shkruar mes tjerash Burim Ramadani.