Prishtina ka fituar 2-0 ndaj Dritës në kuadër të javës së 21-të në Superligë e Kosovës.
Kryeqytetasit fituan me rezultat komod ndaj kampionit në fuqi, duke rihapur kështu së paku garën për titull.
Trajneri Zekirija Ramadani është deklaruar pas ndeshjes së si ia dolën të mposhtin një skuadër mjaftë të organizuar si Drita.
“Tri pikët ishin objektivi kryesor në këtë ndeshje dhe jam i kënaqur me fitoren por edhe paraqitjen e ekipit”, ka thënë strategu i Prishtinës pas ndeshjes për Art Sport.
“Duhet përgëzuar futbollistët që u angazhuan maksimalisht”.
“Megjithatë, shpresoj të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë të punojmë dhe të bëhemi gati ndeshje pas ndeshjeje”, ka përfunduar Ramadani.
Prishtina me këtë fitore afrohet edhe më shumë afër kreut, pasi që ndodhet vetëm katër pikë prapa liderit Ballkanit.