Ramadani: Ura e Ibrit nuk hapet kësaj here, pushteti me sjelljen e vet ndikoi të mos hapet

Prishtinë | 11 Gus 2024 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se pas konfrontimit deklarativ me NATO-n, çështja e hapjes së Urës së Ibrit, mbetet dështim.

Ai ka thënë se zyrtarët të pushtetit ndikuan më shumë që ura të mos hapet dhe e dëmtuan Kosovën.

“As hapje Ure, as përafrim me NATO. Përkundrazi. Acarim të raporteve me NATO-n pa arritur as të tentohet hapja e Urës.” – ka shkruar ai në Facebook.

Reagimi i tij:

Pas konfrontimit deklarativ me NATO-n, Ura mbetet dështim!

Fatkeqësisht, Ura nuk hapet kësaj here dhe ekzaltimit deklarativ duhet t’i vjen fundi.

Ministrat e deputetët mos të rrinë “nën Urë”! Të kthehen e të punonjë ndonjë gjë në këta muaj të mbetur!

Kur ata kapin ‘pajisjet’ për ta inspektuar Urën, bash në atë moment – për secilin që kupton gjë – u qartësua që komunikimi strategjik me NATO-n ka rënë në pikën më të ulët. Prandaj, s’ka gjë as kësaj here.

Fatkeqësisht, eksponentët e pushtetit (me sjelljet e tyre të papërgjegjshme!) më shumë ndikuan që Ura të mos hapet.

Përkatësisht, më shumë dëmtuan Kosovën.

As hapje Ure, as përafrim me NATO. Përkundrazi.

Acarim të raporteve me NATO-n pa arritur as të tentohet hapja e Urës.

Në vend se si njerëz me përgjegjësi shteti të udhëtonin për në Selinë e NATO-s e në kryeqendrat perëndimore, këta “udhëtuan” nën Urë për të mbetur simbolikisht “Ministra nën Urë”!

Nuk ka askush guxim që të hap Urën me zor.

Hiq e më hiq këta eksperimentalët politik që “inspektuan” Urën.

Dështimi për të arritur rezultatin e kërkuar me NATO-n është më i mirë sesa ndonjë veprim pa sens.

Ju ‘tupanxhinjtë’ qetësohuni. Merrni frymë.

Ndaleni konfrontimin deklarativ me NATO-n/KFOR-in. Kthejuni punës.

Duhet rinisje e idesë!

Me DIME:

D – Diplomacy

I – Information

M – Military/Rule of Law

E – Economy

Të ngjashme