Zëvendës ministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka shkruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po propagandon kundër kryeministrit Ramush Haradinaj.
Sipas tij, kjo propagandë nuk është vetëm ndaj Haradinajt por edhe ndaj shtetit dhe lirisë së Kosovës.
“Aleksander Vuçiq, Presidenti i Serbisë, po vazhdon intrensivisht propagandën Millosheviqiane kundër Ramush Haradinajt.
Ai po e bën këtë jo vetëm kundër Ramushit, por kundër ekzistencës së Kosovës si shtet dhe kundër lirisë së Kosovës. Këtë duhet ta kuptojmë të gjithë ne këndejpari”.
“Porse, sigurisht, Vuçiq dhe shërbimet e tij të kohës së Millosheviqit kanë targetuar Ramushin për të hapur shtegun për më të keqen ndaj Kosovës”, ka shkruar tutje Ramadani.
E, sipas tij, lufta e Serbisë kundër Kosovës tash ka marrë përmasa ekstreme.
“Tash, sikurse në dekadën e fundit, lufta speciale e Vuçiqit dhe Serbisë kundër Kosovës ka marrë përmasa esktreme”.