Rami Malek pati një incident të vogël pas pranimit të çmimit për “Aktorin më të mirë” në Oscar 2019, të mbajtur në Teatrin Dolby në Los Angeles, transmeton Klan Kosova.
Aktori 37-vjeçar ra nga skena dhe përfundoi duke u trajtuar nga infermierët.
Rami dukej i befasuar nga rënia e tij dhe u pa duke bërë më të mirën për të mbajtur statujën e Oscar.
Pas rënies në dysheme, aktori u vendos në radhën e parë.
Fatmirësisht, Rami nuk u lëndua pasi ishte i pranishëm në sallën e konferencave disa minuta më vonë.