Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi ka dhuruar aparatin e Hemodializës Fresenius me osmozen përcjellëses – krevatin modern, në repartin e Dializës në Spitalin Rajonal të Pejës.
Kelmendi këtë e bëri të ditur në një postim të tij në rrjetin social, Facebook.
Ai theksoi se pranim-dorëzimin e realizoi me mjekun Demë Nikqi dhe stafin përcjellës të repartit.
“U ndjeva i nderuar që për pacientët në nevojë, në Spitalin Rajonal të Pejës, gjegjësisht në repartin e Dializës të dhuroi aparatin e Hemodializës Fresenius me osmozen pëcjellëses, krevatin modern.
Pranim-dorëzimin e realizuam me mjekun e njohur Dr. Demë Nikqi dhr stafin përcjellës të repartit”, ka shkruar deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi.