Ramiz Lladrovci në darkë me Bekim Jasharin e Sylejman Selimin: Na lidhë hitoria

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zgjedhur mbrëmjen e sotme të darkojë me dy miq të tij.


Bëhet fjalë për kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin dhe gjeneral Sylejman Selimin.

Kryetari Lladrovci thotë se ata i lidh pashkëputshëm historia, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Me dy miqtë e mi, me të cilët na lidhi pashkëputshëm historia, me Gjeneral Sylejman Selimin dhe homologun tim, Bekim Jasharin.

E kaluara jonë e përbashkët, na lidhë fort, sepse ishim dhe jemi bashkë në rrugën e vështirë por të drejtë të përkushtimit dhe sakrificës, për të qenë në shërbim të qytetarëve, interesave të vendit dhe kombit.

Morali ynë i punës dhe detyrimet tona janë më të mëdha se të tjerëve për shkak të atyre që fizikisht nuk janë me neve, por na përcjellin çdo minutë e sekondë, e ne qëndrojmë nën madhështinë e tyre.

Prandaj, jemi bashkë, sikur që janë bashkë të pavdekshmit tanë, në rrugën e nderit, besës e atdhedashurisë!

Të ngjashme