Sergio Ramas gjatë verës është rikthyer te klubi ku u bë i famshëm si futbollist, Sevilla.
37-vjeçari ka gjetur vazhdimësinë në kampionatin spanjoll, duke rikther edhe formën fizike.
Tani Ramos ka shprehur dëshirën të rikthehet edhe te kombëtarja e Spanjës.
Por një rikthim të mundshëm në kombëtare, të ish-futbollistit të Real Madrid e ka mohuar trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, i cili tha se Ramos nuk është në planet e tij.
“Nuk më pëlqen të flas për biseda private. Sergio foli, shprehu dëshirën për t’u rikthyer pjesë e Kombëtares, por është e qartë është se, duke parë mënyrën se si janë zhvilluar gjërat, kuptohet që unë jam duke u fokusuar te të tjerë futbollistë.
Pa i hequr asgjë Sergio Ramos, i cili është një futbollist i madh. Por një trajner duhet të niset nga një ide e bazuar në diçka dhe unë kam një sërë lojtarësh që më japin garanci dhe besim.”, ka deklaruar De la Fuente në një intervistë .