Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, ka thënë se dëshiron të qëndrojë në skuadrën Real Madrid.
Së fundmi është raportuar se futbollisti 33 vjeçar ka kërkuar që të transferohet në ndonjë skuadër kineze, shkruan Goal.
Mirëpo si duket ai tani e ka ndryshuar qëndrimin dhe dëshiron ta përfundojë karrierën e tij nën udhëheqjen e trajnerit Zinedine Zidane.