Ramosaj: Mbështetje e fuqishme nga Strellci i Epërm dhe Strellci i Ulët për numrin fitues 137

| 04 Shk 2025 | 07:57 | Nga

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Bashkim Ramosaj, ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e fuqishme që ka marrë nga dy fshatrat e Strellcit, Strellci i Epërm dhe Strellci i Ulët.

Ramosaj, i cili kandidon për numrin fitues 137, falënderoi qytetarët për besimin dhe përkrahjen e madhe, duke e cilësuar atë si një nxitje të madhe për të vazhduar angazhimin e tij për të mirën e rajonit dhe të Kosovës në përgjithësi.

Kandidati i AAK-së ka shtuar se përkrahja nga këto dy fshatra tregon angazhimin e qytetarëve për të kontribuar në zhvillimin dhe përparimin e Kosovës, duke e vlerësuar këtë si një moment shumë të rëndësishëm në fushatën e tij zgjedhore.

Të ngjashme