Ramosaj: Shërohet pacientja nga Lëbusha e prekur nga Coronavirusi

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se pacientja nga fshati Lëbushë ka dalë negative pas dy testimeve.

“Nga raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kemi pranuar rezultatet e ritestimit të pacientes nga Lëbusha dhe fatmirësisht ka rezultuar negative, që do të thotë është shëruar nga COVID-19, ajo së bashku me bashkëshortin dhe me fëmijët tani do të kthehen në Lëbushë të Deçani”, është shprehur Ramosaj.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3610689682281162&id=1891305244219623

Të ngjashme