Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se Qeveria nuk ka reaguar me kohë pas helmimit të disa qytetarëve në fshatrat e këtij qyteti.
Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka theksuar se ata institucionet shtetërore kanë qenë të informuar menjëherë për ngjarjen që ka ndodhur.
“Mirëpo, vlen të kritikohet për mos veprimet në kohë, në këso rastesh shteti ishte dashtë ditën e parë, ditën e diel, me ngrit qendrën e situatave, informatat i kanë pasur të gjithë, kemi komunikuar në nivelin institucional, hetimet ishte dashtë të fillonin atë ditë. Ne si komunë kemi ngritur një shtab emergjent krejt vetëm i kemi marrë të gjitha masat. Tani, jemi duke i furnizuar qytetarët edhe me ujë”.
Ramosaj ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar një kontigjent me barnat e nevojshme për trajtimin e qytetarëve. Po ashtu, ka falënderuar qytetarët dhe disa kolegë të tij që kanë ndihmuar për menaxhimin e situatës me blerje edhe të barnave.
Krerët insitucional mbrëmë kanë vizituar të helmuarit dhe Deçanin.