Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se kur do të zhvillohen aktivitetet e parapara në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të kombit.
Ramosaj përmes një postimi në Facebook njoftoi se nesër duke filluar nga ora 11:00 do të bëhet përurimi i lapidarit në Belle.
Ai shton tutje se gjatë ditës së nesërme do të ketë edhe dy aktivitete të tjera, ku në ora 12:30 do të bëhen homazhe për Heroin Luan Haradinaj, ndërsa nga ora 13:00 do të zhvillohet takimi i përbashkët me të gjitha familjet e Dëshmorëve.
“Lavdi luftës së UÇK-së, lavdi të rënve për Atdhe”, ka përfunduar Ramosaj.