Ramsdale është portieri i ri i Arsenal

Prishtinë | 20 Gus 2021 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Aaron Ramsdale është edhe zyrtarisht lojtar i skuadrës së Arsenal.

Faqja zyrtare e ‘Gunners’ ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me Sheffield United, për kartonin e Aaron Ramsdale, përcjell Periskopi.

Portieri do t’i bashkohet skuadrës së Arsenal për të vazhduar karrierën e tij.

Ramsdale do të ketë në konkurrencë portierin gjerman, Bernd Leno.

Portieri do ta ketë fanellën me numrin 32 te skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta.

Kujtojmë se Ramsdale ishte pjesë e Anglisë në Euro 2020 dhe ka përfaqësuar Anglinë në të gjitha grupmoshat nga U18 e tutje.

Të ngjashme