Një vit më parë Aaron Ramsey u transferua me bujë te Juventusi, pasi i kishte përfunduar kontrata me Arsenalin dhe zgjodhi pikërisht bardhezinjtë për të vijuar karrierën, por bilanci në kampionatin italian nuk është aspak pozitiv.
Në sezonin e tij të parë në Serinë A, mesfushori 29-vjeçar uellsian nuk ka arritur të përshtatet si duhet dhe numëron vetëm 15 paraqitje në fushën e lojës, një pjesë të të cilave i ardhur nga stoli.
Ramsey pranë kthimit në Premierligë
Trajneri Sarri nuk beson më te Ramsey dhe pikërisht për këtë arsye drejtuesit e Juventusit po mendojnë shitjen e tij gjatë merkatos së kësaj vere, duke qenë se për uellsianin interesohen klube të shumta në Premier League.
Manchester United është njëri prej tyre që ka treguar gatishmërinë për të paguar 25-30 milionë euro për kartonin e Ramsey, një mesfushor që ka shumë vite karrierë në kampionatin anglez dhe mund të jetë një vlerë e shtuar për “djajtë e kuq”.
Në Torino ëndërrojnë ende rikthimin e Paul Pogba dhe po mendojnë të përfshijnë pikërisht uellsianin Ramsey në negociata, për të ulur sadopak çmimin e kartonit të kampionit të botës.