Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm fantastik grantin për objektiva zhvillimore nga SHBA-ja në vlerë prej 32 milion dollarësh.
Madje, ai tha se do të ishte edhe më i lumtur nëse Kosova përfiton 232 milionë dollarë, duke përfshirë këtu edhe ato 200 milionë për gazsjellësin.
Postimi i plotë:
Lajm fantastik shuma prej 32 milionë dollarësh i grantit për objektiva zhvillimore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Do të isha shumë i lumtur sikur sot, njoftimi të ishte se Kosova përfiton 232 milionë dollarë, duke përfshirë këtu edhe ato 200 milionë për gazsjellësin.
Taksapaguesve amerikanë, faleminderit.
Qeverisë, kthjelluni!