Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 21 vjetorin e rënies kujton heronjtë Xhemajl Fetahaj dhe Milazim Shala, transmeton Klan Kosova.
Haradinaj deklaroi se historia e Kosovës është e shkruar me gjakun e trimave,.
“Kujtojmë sot me nderim, në 21-vjetorin e rënies së tyre, Heronjtë e Kosovës, Xhemajl Fetahaj e Milazim Shala”.
“Dy luftëtarë vizionarë, pjesëtarë të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, që në momentet më vendimtare i dolën në mbrojtje nderit të Atdheut”.
“Historia e Kosovës është e shkruar me gjakun e trimave, që iu bën krah lirisë sonë. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.