Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin Myrtë Zeneli dhe Mehmet, Ajet dhe Hetem Rexhën në 20 vjetorin e rënies së tyre.
Haradinaj shkroi se rënia e tyre është dëshmi se për shqiptarin liria e atdheut është më e shtrenjtë se jeta.
Postimi i tij i plotë:
Në 21-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim Heroin e Kosovës, Myrtë Zeneli, ndër luftëtarët e parë të Shqiponjes dhe dëshmori i saj i parë. Po sot 20-vjet më parë ranë Mehmet, Ajet dhe Hetem Rexha, si dëshmi se për shqiptarin, liria e atdheut është më e shtrenjtë se jeta. Kujtojmë tre vëllezërit Rexhaj që ranë të pandarë, për ta shkruar me gjakun e tyre historinë tonë më të re, si porosi brezave për sakrificën madhore për këtë tokë!
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri!