Sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur nga një sulm në zemër nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani nga fshati Komoran i komunës së Drenasit.
Për vdekjen e tyre familjarëve ngushëllime u ka shprehur edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se sot ndajnë dhembjen me familejn Alushani e cila I dha shumë atdheut në ditët më të vështira.
Postimi i tij i plotë:
Me pikëllim mora lajmin e ndarjes nga jeta të nënës dhe vëllait të Dëshmorit Imer Alushani, Miradies dhe Luanit.
Sot ndajmë dhembjen me familjen Alushani, që aq shumë i dha Atdheut në ditët më të vështira.
Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë!