Ramush Haradinaj njofton për vdekjen e aktivistit Mentor Kaçi: Një jetë në shërbim të atdheut

Prishtinë | 26 Shk 2026 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të aktivistit të çështjes kombëtare, Mentor Kaçi, duke e vlerësuar atë si një ndër intelektualët e hershëm që kontribuoi në organizimin e rezistencës kundër regjimit jugosllav.

Përmes një postimi, Haradinaj theksoi se Kaçi i përkiste një brezi që ishte në ballë të angazhimeve politike për çështjen kombëtare.

“Paska ndërruar jetë aktivisti i çështjes kombëtare, Mentor Kaçi. Një jetë e tërë në shërbim të atdheut, ai i takon gjeneratës së hershme të intelektualëve shqiptarë që ishin në ballë të aktiviteteve politike dhe organizimit të rezistencës kundër regjimit jugosllav”, ka shkruar Haradinaj.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe bashkëveprimtarëve të të ndjerit.

“Ngushëllime të sinqerta familjes Kaçi, miqve dhe bashkëveprimtarëve. Mentori, u prehtë në paqe!”, ka shtuar Haradinaj.

Të ngjashme