Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa, për kontributin e saj në promovimin e kulturës dhe artit shqiptar përmes festivalit “Sunny Hill”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka vlerësuar atmosferën unike që po i ofrohet qytetarëve dhe ka falënderuar të gjithë organizatorët e festivalit për punën e tyre.
Ai e quajti Dua Lipën “krenarinë tonë me famë botërore”.