Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përkujtuar Tahir Sinanin.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Sinani, jetën ia kushtoi atdheut, dhe me veprën e tij hyri përjetësisht në historinë tonë.
“Nga Tropoja në çdo vatër të qëndresës, bashkëluftëtari Tahir Sinani ishte në vijën e parë, i paepur dhe i vendosur për çlirimin e trojeve. Jetën ia kushtoi atdheut, dhe me veprën e tij hyri përjetësisht në historinë tonë. Lavdi jetës dhe sakrificës së Tahir Sinanit”, ka shkruar kreu i AAK-së.
