Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft i dhënë pas sporteve, ku shpeshherë publikon fotografi nga fitnesi dhe ecja në natyrë.
Së fundmi, Haradinaj ka publikuar një fotografi në profilin e tij në “Facebook” me këngëtaren e njohur kosovare, Rina Balaj, teksa shihet se të dy janë në palestër.
“Mirëmëngjesi!”, ka shkruar Haradinaj në mbishkrimin e fotografisë.